Departamenti I Call Center

Ne ju telefonojmë dhe ju dërgojmë sms klientëve të vonuar për pagesë (për të mbajtur presion të vazhdueshëm ndaj klientit). Ky është hapi i parë drejt sigurimit se klientët do të paguajnë borxhin. Ne kemi një ekip shumë të motivuar të negociatorëve me një pasion për punën e tyre. Mbledhja e borxhit me sukses arrihet duke u fokusuar në diplomaci, këmbëngulje dhe të kuptuarit e rrethanave individuale dhe të biznesit.

Vizita në teren

DCA ka një departament të ndarë i cili përbëhet nga agjentët në terren, të cilët vizitojnë klientët në shtëpitë / objektet e tyre afariste. Nëse debitori juaj nuk i është përgjigjur ekipit tone të thirrjeve nga qendra, ne kemi ekip në terren për të vizituar klientët ku ata janë. Kjo qasje na ndihmon për të arritur rezultate, duke ruajtur vlerën e emrit të kompanisë suaj.

Shërbime ligore / Përfaqësime gjyqësore

Inicimi i procedurave ligjore dhe përfaqësimi i kompanisë tuaj në të gjitha procedurat ligjore, nëse janë të autorizuar. Në DCA, ne kemi shërbimet tona ligjore për sigurimin e vlerës bazë për klientët tanë. Kjo përfshin kërkesat civile gjyqësore për rikthimin e borxhit, mashtrimet e korporatave dhe  çështjet e falimentimit. Ekipi ynë i përkushtuar i juristëve e kupton rëndësinë e faturimit të vlerës për klientët tanë, dhe ka një reputacion për të siguruar shërbimet e orientuara në rezultate. Si specialistë në fushat e tyre të ekspertizës, ju mund të jeni i sigurt se argumentët tuaja janë të menaxhuara në kohën e duhur dhe në mënyrë profesionale.